Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Xi mbërrin në Vietnam për bisedime pas tarifave të Trumpit

Xi mbërrin në Vietnam për bisedime pas tarifave të Trumpit

Presidenti kinez, Xi Jinping ka mbërritur në Vietnam për bisedime, në turneun që po e zhvillon në Azinë Juglindore pasi vendi i tij dhe rajoni janë në qendër të vëmendjes së tarifave nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Udhëtimi i tij, përveç Vietnamit, do të zhvillohet edhe në Malajzi dhe Kamboxhia – partnerë kryesorë ekonomikë të Kinës, raportoi BBC-ja.

Të tre vendet, të cilat mbështeten shumë te Kina për tregti, po përballen me taksa nga 24% deri në 49% mbi importet në SHBA, përpara se të shpallej pauza 90-ditore javën e kaluar.

“Me Kinën duke u goditur nga tarifat gjigante 145%, Xi po kërkon të forcojë lidhjet me Azinë Juglindore, me të cilën Pekini ka “lidhje të forta për sa i përket tregtisë dhe investimeve të huaja direkte”, ka thënë Lavanya Venkatesëaran, ekonomiste e lartë në bankën OCBC. /koha

Exit mobile version