Komiteti Qendror i Partisë Komuniste në pushtet të Kinës u mblodh sot në Pekin për një takim katërditor për të diskutuar miratimin e një “rezolute historike” të rrallë që do t’i lejonte presidentit Xi Jinping një mandat të tretë.
Kjo do të ishte vetëm hera e tretë në historinë 100-vjeçare të partisë që miratohet një rezolutë e tillë, pas asaj të 1945 dhe 1981.
Partia pretendon se rezoluta historike synon të përmbledhë “arritjet e mëdha dhe përvojat historike të partisë”.
Përpara Kongresit të Partisë Komuniste në vjeshtën e vitit 2022, rezoluta synon të konsolidojë pozicionin e pushtetit të Xi.
Ai do të ishte lideri i parë pas ndriçuesit të epokës revolucionare Mao Ce Dun, themeluesit të Kinës komuniste, që do të kishte një mandat të tretë.
Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua e quajti 68-vjeçarin “një njeri të vendosur, me mendime dhe ndjenja të thella, njeri që trashëgoi një trashëgimi dhe guxon për risi, një largpamës dhe të përkushtuar, që punon pa u lodhur”. /atsh