Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Xhunejdi, simboli i rezistencës së Kudsit bashkohet me familjen e tij

Xhunejdi, simboli i rezistencës së Kudsit bashkohet me familjen e tij

Bashkohet me familjen e tij 16 vjeçari Fevzi Xhunejdi, emri simbol i rezistencës së Kudsit i cili u lirua me kusht dhe për të cilin gjykata ushtarake izraelite vendosi gjykimin e tij në liri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë pas lirimit, Xhunejdi për gazetarin e AA-së ka thënë se gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim është rrahur dhe keqtrajtuar nga ushtarët izraelitë.

Pasi ka shpjeguar se është arrestuar teksa po shkonte tek shtëpia e një të afërmi duke u larguar nga përleshjet dhe gazi lotsjellës në bulevardin Vadi et-Tuffah në qytetin El Halil, Xhunejdi tha se: “Ushtarët nisën të më rrahin dhe më shtrinë përtokë sapo më kapën. Më kanë goditur në çdo pjesë të trupit. Më kanë qëlluar në kokë, më kanë shkelur mbi këmbë. U fikësova shumë. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Pasi më lidhën më dërguan në një burg që nuk e di se ku është. Në trup kisha gjakderdhje dhe dhimbje në çdo pjesë të trupit”.

Faleminderoj presidentin Erdoğan dhe popullin turk

Në vazhdim ai tha se edhe në burg është rrahur me sy të mbyllur dhe se gjatë marrjes në pyetje mbi të kanë derdhur ujë të ftohtë. Xhunejdi ka shprehur falënderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kryesisht për popullin turk dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Palestinezi Xhunejdi u arrestua duke u mbajtur me sy të lidhur nga një numër i madh ushtarësh izraelitë më 7 dhjetor në qytetin El-Halil në Bregun e pushtuar Perëndimor. Pamjet nga arrestimi i tij shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjykata ushtarake Ofer në perëndim të qytetit Ramallah në Bregun e pushtuar Perëndimor në një seancë ditën e djeshme vendosi lirimin me kusht dhe garanci prej rreth 2.500 euro për palestinezin Xhunejdi si dhe gjykimin e tij në liri.

Xhunejdi gjithashtu do të dalë sërish para gjykatës më 14 janar 2018.

Dega palestineze e Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve njoftoi dje rezultatet e një ekzaminimi mjekësor pasi Xhunejdi u arrestua më 7 dhjetor.

Në deklaratën e bërë nga organizata është bërë me dije se ushtarët izraelitë e kanë rrahur Xhunejdin gjatë paraburgimit, ku si pasojë e kësaj në trupin e tij ka patur shenja dhune dhe thyerje në shpatullën e tij të djathtë.

Exit mobile version