Namazi i xhumasë së parë të muajit Ramazan në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) u fal duke marrë masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Personat që erdhën në xhaminë Ajasofja përjetuan lumturinë e faljes së namazit të xhumasë së parë të muajit Ramazan, që emërtohet ndryshe sulltani i 11 muajve.
Në namazin e lejuar me një numër të caktuar besimtarësh në kuadër të masave kundër COVID-19, është vërejtur se qytetarët kanë vendosur maska dhe se është ruajtur distanca fizike.
Personat pjesëmarrës që dëgjuan hutben lidhur me bollëkun, bukuritë dhe rëndësinë e Ramazanit, pas namazit bënë lutje.
Xhumaja e parë e Ramazanit u fal me qetësi dhe emocione edhe në xhamitë e tjera si Fatih, Süleymaniye dhe Eyüp Sultan. /aa