Ekipi i xhudos së Kosovës, në fundjavë do të paraqitet në garën e njohur evropiane që mbahet në Bosnjë e Hercegovinë, “Sarajeva European Open 2024”.
Në këtë garë, Kosova do të përfaqësohet me gjashtë xhudistë, të cilët synojnë të kthehen me medalje.
Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Debora Gjakova, Muhamedin Veseli, Dardan Cena dhe Anes Veseli janë xhudistët nga Kosova që do të marrin pjesë në Evropianin në Sarajevë.
Ekipi i Kosovës do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës, të premten.
Në këtë kampionat marrin pjesë 105 garues, nga 2 kontinente nga 19 shtete.
Gjakova, Cena e Muhamendin Veseli do të ndeshen të shtunën, kurse Muminoviq, Loxha dhe Anes Veseli të dielën.