Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ka marrë një vlerësim të lartë nga UEFA.
Ai është përfshirë në 11-shën më të mirë të ndeshjeve në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian 2020, shkruan Demokracia.com.
Mes të përzgjedhurve ka emra shumë të rëndësishëm e gjithashtu edhe surpriza, derisa është rreshtuar formacioni 4-3-3.
Në postimin e formacionit në faqen e UEFA-s, shihet edhe Xherdan Shaqiri, që është rreshtuar krah disa yjeve.