Xhemati më i madhë në histori, që ka falë Namaz Xhenaze! Tregim i vërtetë dhe mahnitës

Në një natë prej netëve Sulltan Sulejmani ( I pushtetshmi) u zgjua nga gjumi i trembur nga një ëndërr e trishtë! I ftoi rojet dhe i porositi të bëhen gadi dhe në mëngjes do dalin bashkë me Sulltanin të maskuar dhe te shetisin rrugëve dhe ti shohin hallet e njerëzve. Duke kaluar rrugëve, me nje qoshe e hasin nje xhenaze të braktisur e të cilën askush nga njerëzit nuk e merrte!

Sulltan Sulejmani pyeti se e kujt është kjo xhenaze?! I thanë: Ajo është xhenazja e një laviri dhe pijaneci i cili nuk ka fëmij as familje pos bashkëshortës, dhe askush nga njerëzit nuk pranon ta varrosë atë! Sulltani i mllefosur i pyeti: A nuk është ky njeri nga Ummeti i Muhammedit a.s?!! E mori me duart e veta dhe e barti gjer tek bashkëshortja e tij dhe kur e pa ajo bashkëshortin e saj të vdekur, filloi te qajë dhe të dënesë!

Sulltani i habitur nga kjo që pa, e pyet ate(pa e njoftë kjo se ky është Sulltan Sulejmani!): Pse po qanë kur ai ishte lavir dhe pijanec?! Ajo ia kthen dhe thotë: Bashkëshorti im ka qënë njeri shumë i devotshëm dhe asket por nuk është furnizu me fëmij dhe nga dëshira e madhe që kishte për të pasur fëmij, kujdesej në mënyrë të veçantë për djemtë dhe vajzat e Muslimanëve!

Blente alkool sa mundte dhe e sillte ne shtëpi dhe e derdhte në toalet dhe thonte: Elhamdu Lilah jau pakësova sasinë e gjynaheve të rinjëve muslimanë! Po ashtu shkonte tek femrat që njiheshin se e shisnin trupin e tyre dhe u paguante atyre për tërë ditën me kusht që ato të largohen dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre! Kthehej dhe thonte: Elhamdu Lilah që Allahu ma mundësoi t’ua pakësoj të rinjëve muslimanë mëkatet e kësaj dite!

Bashkëshortja vazhdon dhe thotë se i thoja: O bashkëshorti im, njerëzit gjykojnë në bazë të asaj që shohin dhe do vdesesh një ditë e nuk do ketë kush të të varrosë?! Ndersa ai qeshte dhe më thonte: Mua do më varrosë dhe do ma falë xhenazen Sulltan Sulejmani, Vezirat(Ministrat) e tij, Ulemaja dhe gjithë Muslimanët! Në këtë moment Sulltani filloi të qajë dhe tha: Vallahi unë jamë Sulltan Sulejmani dhe vërtetë ai ka pasë të drejtë! Unë do ta pastrojë e ta varrosi me duart e mija dhe do i mbledhi gjithë Muslimanët tia falin xhenazen! Sulltani urdhëroi që e gjithë ushtria të prezantoj ne xhenaze dhe gjithë Muslimanët! Pasi prezantuan që të gjithë e varrosi në Varrezat e Sulltanëve Osman. Allahu e pastë mëshiru dhe me Firdews e pastë gradu.

VËRTETË, KY ISHTE XHEMATI MË I MADHË NË HISTORI, QË I KANË FALUR DIKUJT XHENAZEN!!!

P.s Mësimi nga kjo ngjarje:

Mos t’i gjykojmë njerëzit në bazë të të dukshmës së tyre! O Allah na zbukuro veprat tona për te Ti, edhe nëse njerëzit na i zhvlerësojnë ato! Amin

(Marrur nga statusi ne Facebook i Hoxhe Husamedin Abazi)