Ballina Artikuj “Xhemajl Abria, kam’ nie që je ma trim se unë…”

“Xhemajl Abria, kam’ nie që je ma trim se unë…”

Xhemajl Abria

Xhemajl Abria, kam’ nie që je ma trim se unë…” – Tregim i shkurtër për Xhemajl Abrinë
Kish pas shkue ni burrë tek Xhemajl Abria, me pushkë n’krah dhe po e thirrë Xhemajl Abrinë te dera e shpisë. Po del Xhemajli plak dhe po e sheh.
-”Hajde…” po i thotë Xhemajl Abria.
– Kam nie që ke thanë se je ma trim se unë… i thotë burri me pushkë n’krahë Xhemajl Abrisë.
Xhemajl plaku ndalet pak e mendohet dhe ja kthen. – ” Jo more s’kam thanë, po hajde hyjmë mrena hamë buk e pimë çaj.”
Pasi hyjnë mrena, hajnë buk e pinë çaj, dalin në oborr dhe shkojnë te ahri i gjave. Xhemajl Abria e merr pushken dhe u’a drejton kijeve… – ”Mos luni, unë jam Xhemajl Abria!” Kijet nuk i’a vnojn veshin, as nuk e kqyrin, vazhdojnë e përtypen e hajnë n’grazhd.
Kthehet Xhemajl Abria dhe i thotë:
– ”Kta po na shkojkan te dyve, kta kokan ma trima se na!”

Nga: Hoxhë Osman Musliu

Exit mobile version