Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe Kujtim Shala zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit Xhavit Halitin.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Aida Dërgutin, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën.

Të tre kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetarë të legjislativit të ri.