Me organizimin e një ceremonie solemne, dje në fshatin Debresh u inaugurua objekti i Xhamisë së re “Rabia”, e ndërtuar me kontributin e banorëve të fshatitm
“Ndërtimi i objekteve fetare është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë. Objektet fetare asnjëherë nuk do të mbesin të shkretë. Xhamitë do të vizitohen sa të ketë besimtarë mbi tokë”, tha Kryetari Bejta i cili me këtë rast drejtuesve të Xhamisë dhe Muftinisë së Gostivarit u ndau lejen e ndërtimit, krahas vendimin që Bashkësisë Fetare Islame t’i dhurohet toka ku u ndërtua objekti i Xhamisë së Re.
Për kontributin e tij në zhvillimin e jetës fetare në territorin e Komunës së Gostivarit, mirënjohje publike shprehen kryetari i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, Sulejman Rexhepi dhe Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, njofton AIM.
Në shenjë falënderimi për angazhimin e dhënë kryetarit Bejta iu nda mirënjohje nga prijësit e Bashkësisë Fetare Islame – BFI.