Xhamitë në kohën e Perandorisë Osmane kishin ngrohje të sofistikuar (Video)

Arkitektura islame u zhvillua në një kohë kur pjesa tjetër e botë ishte në terr dhe në baltë, kohë kjo kur dituria u vu në shërbim të njerëzimit.

Për aq kohë sa ekzistoi Perandoria Osmane, kanëmbetur gjurmë të pashlyera nëpër rrugët, ndërtesat dhe objektet e tjera që u ndërtuan. Por ato që tërheqin më së shumti syrin janë xhamitë madhështore të ndërtuara me stil dhe prakticitet.

Një e tillë gjendet në Erden të Turqisë, dhe besoni apo jo, në atë kohë ajo posedonte një sistem të vecantë të ngrohejes, i cili arrihej përmes avullit të hamamit.

Gypat e përconin avullin deri te dyshemeja e xhamisë, dhe besimtarët mund të kryenin namazin në një ambient të ngrohtë.

Videoja shpjegon se si u ndërtua ky sistem kaq funksional, të cilin edhe sot do ta kishim lakmi. /MESAZHI/