Xhamitë e Kosovës aksion humanitar për të prekurit e përmbytjeve në Maqedoni

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me kërkesë të xhematit, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë ka organizuar aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.

Hoxhallarët e të gjitha xhamive në vend kanë apeluar tek të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mbështesin dhe të jenë pjesë e aksionit për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.

Mjetet e grumbulluara do të shpërndahen për banorët e prekur nga vërshimet në rajonin e Shkupit./Mesazhi.com/