“Xhamia e Namazgjasë, inagurohet nga Erdogan”/ Zukali: Marrëdhënia Shqipëri-Turqi, e fortë

Kryetari i Shoqatës Vatra në Turqi, Bora Zukali deklaroi se Xhamia e Namazgjasë, do inagurohet nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të vizitojë të enjten kryeqytetin shqiptar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Zukali u shpreh se marrëdhënia Shqipëri- Turqi është e fortë.

“Turqia, shqiptarët i do. Ne, shqiptarët jetojmë në Turqi, jemi respektuar, na respektojnë, kemi marrë pozicionet në punët më të mira, më të larta. Komunikimin me zotin Rama e ka shumë të fortë. Është shumë aktiv, pas kësaj, më mirë do bëhet. Vëlla i madh, vëlla i vogël le të themi. Xhamia kishte disa probleme, komuniteti mysliman. Biseduan shumë herë, i kemi lexuar dhe i kemi ndjekur. Këtë herë do të mbarohet, një imam nga komuniteti mysliman, është transferuar për të drejtuar xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Do të vijë nga Stambolli, ashtu e kemi lexuar. Aq dimë. Nuk e di, si kanë qenë bisedat. Themelimi i xhamisë është hedhur nga shteti turk, rreth 30 milionë dollarë janë shpenzuar. Është xhamia më e madhe në Ballkan.

Tregtia 1.2 miliardë dollarë ishte, duam ta çojmë në 2 miliardë. Duam të jemi më aktivë në fushën ushtarake. Për Kosovën, nuk e di. Erdogan, shqiptarët në Ballkan nuk i ndan. Edhe në Kosovë ka bërë shumë investime”, theksoi ai./abcnews