Xhaka në listën e ngushtë për “Topin e Artë”

France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Xhaka sezonin e kaluar ishte shtylla e Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën gjermane, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Ai shkëlqeeu edhe në Kampionatin Evropian me kombëtaren zvicerane, ku dy herë e fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.