Ballina Sport Futboll Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton

Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës.

Topgjinjtë kanë mposhtur 3:2 Swansean, në një ndeshje që protagonist për të keq ishte edhe Granit Xhaka.

Walcott me dy gola dhe Ozil me një, shënuan për Arsenalin, ndërsa Sigurdsson dhe Baston për mysafirët.

Nga minuta e 70’ Arsenali u paraqit me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Granit Xhakës, i cili gaboi edhe të goli i parë i Swansea.

Exit mobile version