Arsenali ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës.
Topgjinjtë kanë mposhtur 3:2 Swansean, në një ndeshje që protagonist për të keq ishte edhe Granit Xhaka.
Walcott me dy gola dhe Ozil me një, shënuan për Arsenalin, ndërsa Sigurdsson dhe Baston për mysafirët.
Nga minuta e 70’ Arsenali u paraqit me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Granit Xhakës, i cili gaboi edhe të goli i parë i Swansea.