Bayer Leverkuseni ka siguruar edhe finalen e dytë këtë edicion pasi ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë.
Leverkuseni, të enjten mbrëma ka siguruar finalen e Ligës së Evropës pas asaj të Kupës së Gjermanisë dhe ka gjasa të mira që edicionin ta mbyll me tre trofe të fituar.
Skuadra gjermane e konfirmoi kalimin në finale të Ligës së Evropës pasi në gjysmëfinale e eliminoi Romën me rezultatin e përgjithshëm 4:2.
Në fakt, Leverkuseni barazoi 2:2 në ndeshjen e kthimit në Gjermani, por fitorja 2:0 javën e shkuar në Romë ia siguroi kalimin në finale të kësaj gare.
Me këtë barazim, Leverkuseni ka vendosur rekord pasi regjistroi ndeshjen e 49 rresht pa humbje këtë edicion në të gjitha garat.
Edhe në duelin e kthimit kundër Romës, mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte i pazëvendësueshëm tek Leverkuseni.
Roma të dy golat i shënoi nga penalltia dhe realizator ishte Leandro Paredes që të parin e realizoi në minutën e 43-, ndërsa të dytin në minutën e 66-të.
Në të vërtetë, Roma e shënoi tre gola, pasi golin për Leverkusenin e realizoi Gianluca Mancini në minutën e 83-të që shënoi në portën e tij për të ngushtuar rezultatin, përpara se Josip Stanishiq në minutat shtesë të realizoi për rezultatin përfundimtar.
Në finale, Leverkuseni do të përballet me një ekip tjetër Italian, Atalantan. Atalanta në gjysmëfinale e eliminoi Marseillen, që në ndeshjen e kthimit në Itali e mposhti me rezultatin 3:0.
Ademola Lookman, Matteo Ruggeri dhe El Bilal Toure shënuan golat për Atalantan, qëfitoi me rezultatin e përgjithshëm 4:1 pasi ndeshja e parë në Francë përfundoi 1:1.
Tek Atalanta gjatë tërë ndeshjes u aktivizua mbrojtësi Berat Gjimshiti. Finalja mes Leverkusenit e Atalantas, do të luhet më datën 22 maj në Dublin të Irlandës.