Granit Xhaka ka insistuar se Bayer Leverkuseni është plotësisht gati për t’u përballur me Bayern Munchenin, ndeshje kjo që do të luhet këtë vikend.
Derbi i xhiros së pestë në Bundesligë, do të luhet të shtunën prej orës 18:30 ku Bayerni në stadiumin “Allianz Arena” e pret Leverkusenin.
Xhaka ka vlerësuar lart Bayernin, ekip që këtë sezon ka treguar formë fantastike dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.
Megjithatë, mesfushori shqiptar ka thënë se Leverkuseni synon ta mposht Bayernin për ta dëshmuar veten si kampion në fuqi i Bundesligës.
“Bayerni është kundërshtar i Ligës së Kampionëve. Ndeshja në Munchen kundër Bayernit është gjithmonë speciale dhe me padurim po e presim pasi jemi gati për këtë përballje”, ka thënë ndër të tjera Xhaka.
Bayerni prinë në kampionatin gjerman me 12 pikë të tubuara, tri më shumë se Leverkuseni që renditet i dyti në tabelë.