Mesfushori Granit Xhaka është lider i mesfushës së Leverkusenit, që ka 44 ndeshje rresht pa humbje në të gjitha garat.
Xhaka dhe Leverkuseni të enjten mbrëma siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Xhaka pas ndeshjes për “TNT Sports” ka thënë se ka qenë ndeshje shumë e vështirë.
Leverkuseni barazoi në udhëtim te West Ham Unitedi.
“E kemi ndierë atmosferën në pjesën e dytë, tipike turmë angleze. Në mënyrë të pabesueshme po e shtynin Ëest Hamin para. Ishim me fat në pjesën e parë, por portieri bëri disa pritje. Në pjesën e dytë patëm fytyrë tjetër. E kontrolluam ndeshjen dhe kjo është forca jonë. Në përgjithësi, jemi të lumtur që avancuam tutje”, ka thënë fillimisht Xhaka.
Ai ka thënë se Leverkuseni u këndell në pjesën e dytë.
“Ishte ndeshje krejtësisht ndryshe në pjesën e parë dhe në të dytën. E dinim se ndaj Ëest Hamit po të hynim në pjesën e dytë si në pjesën e parë, nuk do të mjaftonte. Bëmë ndeshje më të mirë në pjesën e dytë dhe mendoj se treguam se dy ndeshje të ndryshme, por mendoj se skuadra më e mirë kaloi tutje”, ka shtuar ai.
Xhaka foli edhe për suksesin e fundjavës, kur Leverkuseni fitoi titullin e parë të Bundesligës gjermane pas historisë 120-vjeçare të klubit. Leverkuseni ndali dominimin e Bayern Munichut që kishte 11 sezone rresht duke e fituar Bundesligën.
“Është e pabesueshme, pas 7 vjetësh në Gjermani, të fitosh trofeun e parë, titullin e parë në histori të Leverkusenit është e pabesueshme. Por ne duam më shumë. Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo gjë. Jemi në gjysmëfinale Dhe nëse vjen deri këtu dëshiron të fitosh. Këtë po e synojmë”, deklaroi Xhaka.
Ai ka shtuar se karakteri i skuadrës është ajo që e veçon Leverkusenin.
“Kemi shënuar 30 gola pas minutës së 80-të dhe kjo është e pabesueshme për shkak të cilësisë, por edhe për shkak të mentalitetit. Besojmë deri në fund. Kjo skuadër ka karakter tjetër, tjetër mentalitet. Këtë e kemi shfaqur çdo tre ditë, edhe në Bundesligë edhe në Evropë. Jemi krenar që jemi pjesë e kësaj skuadre”, është shprehur Xhaka që në fund foli edhe për gjysmëfinalen me Romën.
“Roma është skuadër e Ligës së Kampionëve, sipas opinionit tim. Me De Rossin, trajnerin e ri, po bëjnë shumë mirë. Ndeshjen e parë e luajmë mysafir. Do të mundohemi të marrim diçka atje, e më pas të provojmë t’ua dhurojmë tifozëve finalen në Dublin”, deklaroi kapiteni shqiptar i Zvicrës.