Xhaka e Leverkuseni në çerekfinale pas rikthimit mbresëlënës

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë fituar ndeshje të çmendur në një të tetën e finales së Ligës së Evropës. Leverkuseni mposhti Qarabagun 3:2 të enjten mbrëma dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.

Dramatike ishte ndeshja e parë mes Qarabagut dhe Leverkusenit që përfundoi 2:2 javën e kaluar.

Njësoj ishte edhe ndeshja kthyese e zhvilluar të enjten mbrëma në “BayArena” të Leverkusenit. Abdellah Zoubir në minutën e 58-të shënoi për 1:0. Me të kuq u përjashtua Elvin Cafarquliyev në minutën e 62-të. Por pesë minuta më vonë, Juninho e dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Jeremie Frimpong në minutën e 72-të e nisi rikthimin e rezultatit me golin që e shënoi. Golat e fitores i shënoi Patrik Schik që u inkuadrua në minutën e 59-të. Ai realizoi në minutën e tretë dhe të shtatë të kohës shtesë.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni, që vazhdon serinë e 37 ndeshjeve rresht pa humbje, në të gjitha garat.

Leverkuseni po lufton edhe për titull kampioni në Gjermani. Redon Xhixha ishte në bankën rezervë te Qarabagu.