Skuadra e Bayer Leverkusenit zhvillon ndeshjen kthyese sonte ndaj West Ham Unitedit në UEFA Europa League.
Granit Xhaka me shokë kanë udhëtuar në Londër, ku nga ora 21:00 luajnë ndaj “The Hammers” dhe kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
Leverksueni në ndeshjen e parë mori një rezultat pozitiv, pasi fitoi me shifrat 2:0.
Në anën tjetër edhe Berat Gjimshiti me shokë kërkojnë kualifikimn tutje, ku në Bergamo të Italisë presin Liverpoolin.
Skuadra e mbrojtësit shqiptar arriti fitore historike në “Anfield” me rezultatin 3:0.