Ballina Sport Xhaka beson se Zvicra do të kualifikohet në Botëror

Xhaka beson se Zvicra do të kualifikohet në Botëror

“Jam i bindur se mund të marrim pikë në Portugali. Jam i bindur që me 28 ose 30 pikë do të kualifikohemi në Botëror”, deklaroi Xhaka.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë për ‘Neue Zürcher Zeitung’, është shprehur se Zvicra do të kualifikohet në Kampionatin Botëror, përcjell albinfo.ch.

Zvicra përballet me Hungarinë të shtunën dhe më pas me Portugalinë në ndeshjen vendimtare të martën.

“Ronaldo gjithmonë është i gatshëm për të shënuar. Unë nuk kam luajtur kurrë kundër tij. Roman Burki (portieri) e njeh më mirë (Ronaldo shënoi tre gola në Ligën e Kampionëve kundër Burkit). Ai është i ftohtë para portës. Mjafton një shans dhe shënon. Është shumë e vështirë për ta ndalur”, theksoi Xhaka.

Ai foli edhe për mungesën e Valon Behramit në këto dy ndeshje. “Kjo është një humbje e madhe.

Ne të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është Valoni për skuadrën tonë, jo vetëm në fushë, Por, ne kemi futbollistë të tjerë të cilët kanë cilësi dhe mund të na ndihmojnë”, shtoi tutje mesfushori shqiptar.

Xhaka flet edhe për përballjen direkte me Portugalinë. “Është e rëndësishme, si një finale e Kupës së Botës. Nëse fitoni jeni hero, nëse humbisni atëherë jeni një humbës.

Ne jemi përgatitur shumë dhe e dimë rëndësinë e ndeshjen. Por, Portugalia ka edhe tjerë lojtarë dhe nuk është vetëm Ronaldo.

Jam i bindur se mund të marrim pikë në Portugali. Jam i bindur që me 28 ose 30 pikë do të kualifikohemi në Botëror. Ndoshta do të luajmë me kundërsulme”, theksoi Xhaka.

Zvicra fitoi 2:0 në ndeshjen e parë dhe i mjafton edhe një humbje minimale me Portugalinë për t’u kualifikuar tutje./Mesazhi/

Exit mobile version