Xhaferoviç: Turqia ka besim të plotë në Bosnjë-Hercegovinë

Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç (Sefik Dzaferoviç) tha se falë udhëheqjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan, Turqia kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

Xhaferoviç bëri një vlerësim për takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare së Turqisë Hulusi Akar, i cili zhvilloi një vizitë në Bosnjë- Hercegovinë.

Duke theksuar se gjatë vizitës së Akarit konfirmuan edhe një herë se Turqia është një mike e vërtetë e Bosnjë-Hercegovinës dhe se ajo i ndjek nga afër zhvillimet në vend, Xhaferoviç tha se falë udhëheqjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Turqia kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

“Turqia është mike e vërtetë e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo i ndjek me shumë vëmendje ngjarjet në vend. Këtë e konfirmuam edhe një herë në takimin tonë me ministrin Akar”, Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës.

Duke shprehur se Turqia mbështet Marrëveshjen 26-vjeçare të Dejtonit, Xhaferoviç tha: “Shteti i Republikës së Turqisë mbështet pa kompromis sovranitetin, integritetin territorial dhe institucionet shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës. Si anëtare e Këshillit për Zbatimin e Paqes, Turqia gjithashtu mbështet rrugën e Bosnjë-Hercegovinës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.”

Shefik Xhaferovic theksoi se Bashkëpunimi Financiar Ushtarak i nënshkruar mes Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës është shumë i rëndësishëm për Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës dhe tha se falë qasjes së Presidentit Erdogan, Turqia ka fituar besimin e të gjithëve në Bosnje-Hercegovinë.

“Qëndrimi i Turqisë ndaj ‘bashkëpunimit dhe interesave të përbashkëta’ në Bosnjë-Hercegovinë bazohet në bashkëjetesën paqësore të të gjitha kombeve në vend”, tha Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.