Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shpalli 17 tetorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.
30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve bëhet propozimi i listave për këshilltarë komunal dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, ndërsa nga 27 shtatori duhet të fillojë fushata zgjedhore. Edhe pse sot shpallen zgjedhjet lokale, në Kuvend janë ngrirë negociatat për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Qeveri. Ndërsa deputetët janë në pushim kolektiv. I pyetur nga Alsat nëse këto ndryshime do të miratoheshin pas pushimit të deputetëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se nuk beson se partitë politike do të ishin dakord për një proces të tillë.