Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, prej 8 majit të këtij viti, mund të kthehet i lirë në Kosovë dhe dënimi me burgim ndaj tij nuk do të mundë të ekzekutohet më.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë dhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, mund të vijë e të pijë kafe lirshëm në Kosovë pa frikën se mund të arrestohet nga autoritetet dhe të përfundojë në burg.
Kjo për faktin se në fillim të muajit të ardhshëm bëhen 6 vjet nga koha e plotfuqishmërisë së dënimit të tij prej tre vjetësh heqje lirie nga Gjykata Supreme e Kosovës, me ç’rast ekzekutimi i dënimit kundër tij arrin parashkrimin absolut dhe organet e drejtësisë nuk kanë më asnjë të drejtë në ndjekjen e tij.