Xen, vërtetë po e tepron!

Husamedin Abazi

Xeni edhe sonte, në emisionin e Rron Xhinovcit, insistoi se muslimanët në Kosovë janë minoritet, dhe atë duke e komentuar përkatësinë muslimane si një radikalist i skajshëm musliman i cili i kryqëzon muslimanët që eventualisht nuk e zbatojnë ndonjërin nga Kushtet e Islamit! Prandaj edhe tha se muslimanët në Kosovë nuk janë më shumë se 15-20%!

Kisha pasur dëshirë me dëgjuar Xenin dhe bashkëmendimtarët e tij në këtë mesele se a e thonë të njëjtën edhe për gjermanët, anglezët, kroatët… se janë minoritete krishtere, sepse, siç e dimë në Perëndim, nëse jua masim zbatimin e Sharteve të Krishterizmit, edhe më minoritet krishter do na dilnin, se ne si musliman në Kosovë! Po Xen, ne hoxhallarët kemi dëshirë me i pa muslimanët shqiptarë (dhe jo vetëm) më praktikues të Sharteve të Islamit, por në asnjë mënyrë nuk ua mohojmë përkatësinë Islame-muslimane as atyre që bëjnë mëkate të mëdha, siç janë mosfalja e namazit nga përtacia, pirja e alkoolit..! Prandaj, të pëlqeu, apo jo, muslimanët në Kosovë janë 93.49%!

Hoxhë Husamedin Abazi