Trajneri spanjoll, Xavi e konfirmon largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Pas përfundimi të ndeshjes me Villarrealin, ku rezultati përfundimtar ishte 3:5 në të mirë të mysafirëve, trajneri spanjoll ka njoftuar largimin.
Xavi tha pas ndeshje se ka vendosur që do të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni 2023/24.
“Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për ndryshim. Si Culé, mendoj se ka ardhur koha të largohem”.
“Kam folur me bordin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.