Pavarësisht fitores së Barcelonës ndaj Almeria-s, megjithatë, trajneri Xavi Hernandez, ka kritikuar të besuarit e tij, sidomos për paraqitjen jo të mirë në pjesën e parë.
Katalonasit mbrëmë më shumë mund mposhtën Almeria-n (3-2), në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Tekniku i Barçës, ka thënë se lojtarët duhet që për respekt të klubit të japin shpirtin në fushë, gjë të cilën nuk e bënë në pjesën e parë të kësaj ndeshje.
“Pjesa e parë ishte e papranueshme, presioni dhe agresiviteti i ekipit ishte i papranueshëm. Duhet të vrapojmë si kafshë, të jemi të bashkuar, të japim shpirtin në fushë, në të kundërt nuk arrijmë asgjë”, tha ai.
“Nuk jemi Barcelona e 2010, por të paktën vitin e shkuar ishim agresiv dhe kishim shpirt. I kuptoj tifozët që vërshëllejnë. Lojtarët, për respekt të shoqërisë, duhet të japin shpirtin në fushë, gjë që nuk e bënë në pjesën e parë”, ka theksuar Xavi.