Xavi përfitoi nga konferenca e tij për shtyp përpara ndeshjes së Barcelonës kundër Almerias për të dërguar një mesazh për tifozët e shumtë të klubit katalunas në mbarë botën.
Trajneri i Barcelonës është përkujdesur t’i njoftoj tifozët e klubit me situaten e vështirë ekonomike të klubit nga Camp Nou.
“Ne do të përpiqemi të konkurrojmë kundër Real Madridit. Por unë mendoj se Cules duhet të kuptojnë se situata është shumë e vështirë në nivel ekonomik”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Kemi një situatë ekonomike që nuk ka të bëjë fare me 25 vjet më parë. Nuk jemi në të njëjtat kushte si klubet e tjera me situata shumë të favorshme ekonomike”.
“Tifozi i Barcelonës duhet ta kuptojë këtë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duam të garojmë, por kjo është situata e Barcelonës për momentin”.
“Ne kemi nevojë për stabilitet dhe kohë, por do të përpiqemi të konkurrojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Tifozët e Barçës mbetën të pakënaqur dhe të zhgënjyer kur skuadra e tyre iu nënshtrua presionit dhe nuk arriti të fitonte asnjë nga katër trofetë që ata kontestuan në fillim të sezonit.
Megjithatë, futbolli është një lojë që jep shumë mundësi dhe Barça e Xavit do të ketë një tjetër shans për të korrigjuar gabimet e sezonit 2023/24.