Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e ligës, pavarësisht negativitetit në klub.
Pasi Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në të dielën e kaluar, në finalen e Super Kupës spanjolle, ekipi i Xavit është përballur me kritika të ashpra.
“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë. Ndaj Real Betisit do të tentojmë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë”, tha spanjolli.
Katalanët e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë larg Real Madridit, që është në vendin e dytë.
Barcelona përballet me ekipin Real Betis, dhe më pas me ekipin Athletic Bilbao në çerekfinalen e Copa del Rey.