Ballina Arritje Teknologji X teston një version pa pagesë të chatbotit AI Grok

X teston një version pa pagesë të chatbotit AI Grok

Versioni pa pagesë ka disa kufizime: 10 kërkesa çdo dy orë me modelin Grok-2, 20 kërkesa çdo dy orë me modelin Grok-2 mini dhe tre analiza imazhesh në ditë.

Chatboti AI Grok i rrjetit social X ka qenë deri më sot i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë. Megjithatë platforma po përgatitet ta ofrojë edhe për përdoruesit pa pagesë.

Përgjatë fundjavës hulumtuesit e aplikacioneve dhe përdoruesit postuan një version pa pagesë të Grok i cili po bëhej i disponueshëm në disa vende të botës.

Versioni pa pagesë ka disa kufizime: 10 kërkesa çdo dy orë me modelin Grok-2, 20 kërkesa çdo dy orë me modelin Grok-2 mini dhe tre analiza imazhesh në ditë.

Për të përdorur Grok falas duhet të kenë një llogari e cila është hapur 7 ditë më parë dhe të ketë një numër telefoni të lidhur.

xAI lançoi Grok-2 në muajin Gusht me kapacitetin për të gjeneruar imazhe. Në fund të muajit modeli fitoi aftësinë për të kuptuar imazhet.

Të gjitha këto veçori janë të disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë Premium dhe Premium+. Duke e hapur për përdoruesit me pagesë, xAI po përpiqet të zgjerojë bazën e përdoruesve të saj.

Exit mobile version