Ballina Arritje Teknologji X rrit çmimin e planit me pagesë Premium+

X rrit çmimin e planit me pagesë Premium+

Gjithashtu përdoruesit e këtij plani kanë prioritet nga llogaria e mbështetjes së X @Premium dhe kanë qasje në mjet si radar apo limite më të mëdha në modelet AI të Grok.

Rrjeti social X i Elon Musk vendosi të rrisë çmimet e planit me pagesë Premium+ në 22 dollarë nga 16 dollarë që është aktualisht.

Ndryshimi përbën një rritje me 37.5 përqind të çmimi, më i madh që kur Elon Musk bleu platformën e njohur më parë si Twitter në 2022.

Një prej arsyeve të rritjes së çmimit është se plani Premium+ tashmë nuk ka asnjë reklamë me X që pretendon se është një përmirësim i madh krahasuar me eksperiencën e kaluar kur shfaqeshin reklama.

Gjithashtu përdoruesit e këtij plani kanë prioritet nga llogaria e mbështetjes së X @Premium dhe kanë qasje në mjet si radar apo limite më të mëdha në modelet AI të Grok.

Çmimet e Premium+ do të rrite në Europë, Britani, Kanada dhe Australi gjithashtu. Përdoruesve ekzistues çmimi i ri do tu reflektohet prej datës 20 Janar ndërsa çmimet e planeve tjera nuk kanë ndryshuar.

Premium+ u prezantua në Tetor të 2023 nga X me premtimin e një eksperienca pa reklama në kohështrirjet “For You” dhe “Following.” Megjithatë reklamat shfaqeshin në hapësira të tjera si profilit, replikat apo seksionin Explore.

X raportohet se humbi 2.7 milionë përdorues aktivë në dy muaj e fundit që duket se kanë shkuar në platformën rivale Bluesky.

Exit mobile version