Rrjeti social mbylli 5.3 milionë llogari gjatë gjashtë muajve të parë të vitit krahasuar me 1.6 milionë llogari të mbyllura për të njëjtën periudhë në 2022.
X publikoi raportin e saj më të detajuar të praktikave të moderimit që kur Elon Musk mori drejtimin e kompanisë.
Raporti, i pari i X prej mëse 1 viti, tregon sesi X është përpjekur të vendosë rregull ndërsa po përpiqet të mbajë reklamuesit në platformë të cilët ankohen për toksicitetin e saj.
Rrjeti social mbylli 5.3 milionë llogari gjatë gjashtë muajve të parë të vitit krahasuar me 1.6 milionë llogari të mbyllura për të njëjtën periudhë në 2022.
X thotë se ka hequr ose etiketuar më shumë se 10.6 milionë postime për shkelje të rregullave të saj. Mëse gjyma e postimeve të fshira ishin për shkak të gjuhës së urrejtjes.
Ndërkaq 2.6 milionë postime kishin abuzim dhe ngacmim ndërsa 2.2 milionë kishin përmbajtje të dhunshme.
Ndërsa këta numra nuk tregojnë një panoramë të plotë për gjendjen e përmbajtjes në X – kompania nuk bën dallimin midis postimeve që heq dhe atyre që etiketon, për shembull – tregon se përmbajtjet me urrejtje, abuzive dhe të dhunshme janë ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet platforma.