Edhe pse Insights potencialisht kishte eliminuar nevojën për një mjet të jashtëm për gjurmimin e trendëve, çmimi i saj 1,000 dollarë në muaj e bënte të paarritshme për bizneset e vogla.
Ndërsa konkurrenca po shtohet nga Bluesky dhe Threads, ditën e Hënë rrjeti social X në pronësi të Elon Musk lançoi “Radar,” një mjet i analizës së trendëve që ofron për abonentët të dhëna në kohë reale për trendët e reja dhe bisedat më popullore që po bëhen në platformë.
Mjeti i njohur në të kaluarën si Insights, ofrohej vetëm për Organizatat e Verifikuara (Bizneset) ku reklamuesit mund të gjurmonin tematikat dhe trendët e nxehta në platformë.
Abonentët mund të analizonin fjalë kyçe, të vizualizonin aktivitetin e një trendi dhe të filtronin diskutimet në kohë reale. Përveç gjurmimit të volumit të diskutimeve, Radar gjithashtu mund të gjurmojë shpejtësinë e tyre.
Edhe pse Insights potencialisht kishte eliminuar nevojën për një mjet të jashtëm për gjurmimin e trendëve, çmimi i saj 1,000 dollarë në muaj e bënte të paarritshme për bizneset e vogla.
Ribranduar në Radar, mjeti i ri i X do të ofrohet tek abonentët e Premium+ prej ditës së sotme. Ky abonim përveç verifikimit, eliminon edhe reklamat dhe kushton 16 dollarë në muaj.