Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele planifikon të dyfishojë kapacitetin e burgut më të madh në botë për të mbajtur më shumë të deportuar nga SHBA-ja, thuhet në një raport nga “The Wall Street Journal” (WSJ), transmeton Anadolu.
Gjatë një vizite të fundit nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, Bukele ka thënë se ai synon të zgjerojë Qendrën e Izolimit të Terrorizmit (Cecot), e cila aktualisht strehon rreth 15.000 të burgosur, tha WSJ-ja, duke cituar persona të njohur me diskutimet.
Objekti, i hapur në vitin 2023, u ndërtua për të mbajtur deri në 40.000 të burgosur. Zgjerimi i tij do të rriste kapacitetin në 80.000
Plani vjen në mes të bashkëpunimit në rritje me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, e cila ka deportuar më shumë se 250 anëtarë të bandave në El Salvador, shumë prej tyre venezuelas.
SHBA-ja po i paguan qeverisë Bukele 6 milionë dollarë për t’i mbajtur në këtë objekt.
Senatori i Marylandit, Chris Van Hollen, vizitoi San Salvadorin këtë javë, duke kërkuar lirimin e Kilmar Abrego Garcias, një banor i Marylandit i deportuar gabimisht.
