Ngjarjet e të tre ekspansioneve do të hyjnë në pjesë të ndryshme të Azeroth. The War Within zhvillohet poshtë Azeroth në shpella dhe vende të populluara nga Earthen dhe Perandoria Nerubian e merimangave.
Fansat e World of Warcraft zakonisht presin një pako të re ekspansioni çdo vit në Konventën BlizzCon, por këtë vit gjërat ishin ndryshe.
Në skenë u ngjit Chris Metzen, një veteran i Warcraft i cili u rikthye në Blizzard, për të prezantuar Worldsoul Saga e cila do të shtrihet në tre ekspansionet e ardhshme: The War Within, Midnight dhe The Last Titan.
Ngjarjet e të tre ekspansioneve do të hyjnë në pjesë të ndryshme të Azeroth. The War Within zhvillohet poshtë Azeroth në shpella dhe vende të populluara nga Earthen dhe Perandoria Nerubian e merimangave.
Shpata që Sargeras nguli thellë në Azeroth gjatë eventeve të Legion ka nxitur një reagim përfshirë një zë misterioz.
Ekspansioni i dytë është Midnight ku Void ngrihet dhe lufton me forcat e dritës. Siç duket është një ekspansion që përqendrohet tek Zotët e Vjetër duke qenë se karakteri Xal-atath do të rikthehet.
Së fundi the Last Titan është ekspansioni më i largët por ngjan me një skenë apokaliptike. Metzen tha se ky ekspansion do të zbulojë sekretet e Titanëve. Ajo çfarë dimë është se Titanët janë kyçur së bashku me karakterin e famshëm Illidan.
Blizzard është përpjekur ti japë jehonë luftës mes Dritës dhe Errësirës prej vitesh. Janë dy prej gjashtë forcave kozmike dhe kundërshtojnë njëra-tjetrën. Errësirat përfaqësohet nga Zotët e Vjetër dhe karaktere si Alleria Windrunner, elfët e errësirës dhe priftërinjtë e hijeve. Ndërsa drita është domen i paladinëve dhe priftërinjve.
The War Within do të vijë në 2024.