Sulmuesi i krahut, Nico Williams do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin 2024/25.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje personale me Williamsin dhe po negocion me Athletic Bilbaon për lirimin e tij.
Thuhet se më të përfunduar Evropiani, 21-vjeçari do të transferohet te Barcelona. Williams është pjesë e Spanjës në “Euro 2024” dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar në këtë turne, në të cilin spanjollët janë kualifikuar në finale.
Në pesë ndeshje të luajtura deri më tani në “Euro 2024”, Williams ka kontribuar me 1 gol dhe 1 asistim, ndërsa po vlerësohet për depërtimet e tij në krahun e majtë dhe teknikën e jashtëzakonshme që e posedon.
Williams është produkt i akademisë së Bilbaos, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2021.
Ai ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.