William Walker dëshmon për krimet e luftës në Kosovë

Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, sot ka dhënë dëshminë e tij për krimet e luftës në Kosovë.

Walker dëshminë e tij e dha në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por se nuk dihet sakte se për cilin rast konkretisht.

Seanca ku dëshmoi ish-diplomati amerikan u mbajt me dyer të mbyllura.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, deklaroi Gashi.