Whatsapp vijon me risitë, së shpejti vjen ‘Community’

Analiza e kodit të përmbajtur në versionin e ri beta të WhatsApp për Android (lëshimi 2.21.21.6) ka çuar në identifikimin e referencave të shumta për atë që duket të jetë një veçori krejtësisht e re e quajtur Community.

Ekipi i XDA-Developers i gjeti ato. Për çfarë bëhet fjalë? A ka ndërmend Facebook ta kthejë aplikacionin në një rrjet social? Me sa duket jo, të paktën për momentin.

Sigurisht që do të ketë të bëjë me grupet dhe menaxhimin e tyre. Një nga hipotezat që po shqyrtohen është ajo që parashikon integrimin e një metode të re të ofruar administratorëve për shpërndarjen e mesazheve ose komunikimeve, në një mënyrë të ngjashme me atë që tashmë ka ndodhur për një kohë të gjatë në shërbimet konkurruese (duke filluar nga Telegram)
Nuk perjashtohet mundësia që “Komuniteti” të jetë thjesht emri i ri i zgjedhur për të identifikuar grupet.

Jeni të hutuar? Shumë e kuptueshme , është normë kur bëhet fjalë për të bërë parashikime në lidhje me veçoritë e reja të ardhshme duke iu referuar vetëm asaj që sugjeron kodi i lëshimit paraprak.

Ju kujtojmë se ekipi që punon në aplikacion ka filluar kohët e fundit fazën beta të mbështetjes me shumë pajisje që ju lejon të hyni në biseda edhe pa smartphone dhe t’i sinkronizoni ato deri në katër pajisje të lidhura njëkohësisht.