Sapo të aktivizoni opsionin, mund të transkriptoni një mesazh duke mbajtur të shtypur mbi të dhe zgjedhur butonin “transcribe.”
WhatsApp shtoi transkriptet e mesazheve zanore në aplikacionin e saj ditën e Enjte. Mjaft të dobishme në rastin kur jeni në një ambient të zhurmshëm, ato do të pasqyrohen në pajisje dhe mbeten të enkriptuara dhe private.
Për ti aktivizuar, mjafton të shkoni në Settings > Chats > Voice message transcripts. Gjithashtu mund të përzgjidhni gjuhën tuaj të preferuar.
Sapo të aktivizoni opsionin, mund të transkriptoni një mesazh duke mbajtur të shtypur mbi të dhe zgjedhur butonin “transcribe.”
Funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm në mbarë botën në javët në vijim dhe mund të mos e shihni menjëherë. WhatsApp thotë se transkriptet e mesazheve do të jenë fillimisht të dispoonueshme vetëm në disa gjuhë.
Meta, kompania mëmë e WhatsApp, kishte një javë të dendur me funksionalitete në produktet dhe aplikacionet e saj. Ditën e Mërkure solli mesazhe zanore dhe video në Messenger së bashku me thirrjet HD dhe izolimin e zhurmave.