Pasi marrësi të ketë hapur imazhin ose videon për herë të parë, ajo do të fshihet automatikisht pa u ruajtur në telefon.
WhatsApp ditën e sotme lançoi një veçori të re ku përdoruesit mund të bëjnë që fotot dhe videot të fshihen automatikisht sapo të jenë parë nga marrësi.
Pasi marrësi të ketë hapur imazhin ose videon për herë të parë, ajo do të fshihet automatikisht pa u ruajtur në telefon.
WhatsApp tha se veçori do tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre. Platforma beson se jo çdo gjë që ndahet duhet të mbeten në një regjistër të përhershëm dixhital.
Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për të gjithë duke filluar nga kjo javë. Përdoruesit do ta kuptojnë kur një mesazh i tillë vjen sepse paraqitja paraprake do të mbahet e fshehur dhe një ikonë e madhe në formë “1” do të shfaqet.
Si çdo mesazh tjetër që fshihet automatikisht pasi të jetë parë edhe në aplikacione të tjera si Snapchat, mundësi për ti bërë screenshot ose regjistruar ekranin mbetet atyre.
Imazhet e dërguara me këtë funksion nuk ruhen në gallerinë e aplikacionit, nuk mund të ridërgohen tek dikush tjetër dhe skadojnë automatikisht nëse nuk hapen brenda 2 javëve. /PCWorld Albanian