WhatsApp është bërë me funksion të ri, të cilin përdoruesit e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë.
Funksioni mundëson shlyerjen/shtyrjen e thirrjeve, pasi që ato të jenë bërë.
Për t’u qasur në opsionin për shlyerje, nevojitet të shtypim mesazhin dhe ta mbajmë për pak kohë, pas së cilës do të jetë e mundur që ta shlyeni mesazhin për të gjithë, apo vetëm për vete.
Nëse zgjidhni opsionin “delete for everyone”, porosia do të shlyhet edhe nga dritarja e chatit të bashkëbiseduesit tuaj, transmeton KosovaPress.
Duhet theksuar se opsioni “delete for everyone” është e vlefshme vetëm shtatë minuta pas dërgimit të mesazhit.
Natyrisht, shlyerja e mesazhit në asnjë rast nuk nënkupton se përdoruesi i cili e ka pranuar, edhe nuk e ka lexuar.