WhatsApp me 1 miliardë përdorues brenda ditës

Një vit më parë WhatsApp kishte 1 miliardë përdorues brenda muaji, ndërsa sot përdoret nga 1 miliardë persona brenda ditës.

Kjo shifër e jashtëzakonshme u bë publike në raportin e rregullt që ekipi i WhatsApp publikon çdo vit.

WhatsApp, operon në 60 gjuhë dhe transmeton 55 miliardë mesazhe në ditë. Përveç kësaj përdoruesit e WhatsApp dërgojnë 4.5 miliardë fotografi dhe 1 miliardë video në baza ditore./Mesazhi/