Vlerësuar në 2019-ën me 47 miliardë dollarë pasi një raundi investimesh udhëhequr nga grupi Japonez SoftBank, WeWork pësoi një prej kolapseve më spektakolare në vitet e fundit.
WeWork, startupi i mbështetur nga SoftBank rritja meteorike e të cilët ndryshoi sektorin e zyrave në mbarë botën, kërkoi mbrojtje nga falimenti në SHBA Ditën e Hënë pas parashikimet e saj se kompanitë do të përdornin më shumë zyra të saj dështuan.
WeWork shpalli falimentin nën Kapitullin 11 ndërsa kompania raportoi detyrime mes 10 deri në 50 miliardë dollarë sipas dosjes së falimentit.
Vlerësuar në 2019-ën me 47 miliardë dollarë pasi një raundi investimesh udhëhequr nga grupi Japonez SoftBank, WeWork pësoi një prej kolapseve më spektakolare në vitet e fundit.
5 vite më parë kompania u përpoq të dilte në bursë. Por pandemia i shkaktoi më tepër probleme ndërsa shumë kompani i dhanë fund qiramarrjes së zyrave të WeWork. Kriza ekonomike që pasoi bëri që më shumë klientë të largoheshin.
Ish CEO dhe bashkëthemeluesi Adam Neumann tha se shpallja e falimentit ishte një lajm zhgënjyes. “Ka qenë sfiduese për mua të shikoja nga larg që prej 2019-ës sesi WeWork ka dështuar të përfitojë nga një produkt që sot ka më shumë vlerë se asnjëherë më parë,” tha Neuman.
“Besoj se me strategjinë dhe ekipin e duhur, një riorganizim do ti japë mundësi që WeWork të rikthehet.”
Kompania jep me qira hapësira në 777 vendndodhje të ndryshme në mbarë botën. /CIO Albanian