Werder shënon 6 gola në fitoren ndaj Koln për të siguruar barazhin – Rashica e mbyll me gol e asist

Werder Bremen kanë bërë ndeshjen më të mirë të sezonit.

Skuadra ku aktivizohet edhe Milot Rashica ka shënuar fitore të thellë kundër Koln, me rezultatin 6:1, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Rashica e gjeti golin në minutën e 27’, gol ky që ishte i dyti për Werder.

Kosovari ishte akter edhe në golin e fundit, kur u shtua në listën e asistuesve, me Sargent që dërgoi topin në rrjetë.

Golat e tjerë për Bremen u shënuan nga Osako, Fuellkrug, Klaassen, dhe Osako.

Golin e nderit për Koln e shënoi Dominick Drexler, në minutën e 62’.

Me këtë rezultat, Werder siguron barazhin, për një kartë shtesë që të shpëtojë edhe një sezon në Bundesliga.

Koln ndërkaq me 36 pikë e mbyll sezonin në pozitën e 15-të, pa ndonjë rrezik.