Werder ndanë pikët me Freiburg – Rashica rikthehet me disa minuta në dispozicion

Werder Bremen dhe Freiburg kanë ndarë pikët.

Me barazimin 1:1 është mbyllur ndeshja mes Freiburg dhe Werder Bremen, e vlefshme për Bundesliga, shkruan lajmi.net.

Freiburg kaluan në epërsi qysh në minutën e 16’, me golin e shënuar nga Lienhart.

Bremen arriti të gjente barazimin 10 minuta më vonë, kur nga penalltia u tregua i saktë Fullkrug.

Në këtë ndeshje, minuta pati edhe për yllin kosovar, Milot Rashica. Ai erdhi në fushë në minutën e 66’, duke zënë vendin e Bittencourt.

Me barazimin e sotëm, Werder shkon në shtatë pikë pas katër ndeshjeve. Freiburg në anën tjetër ka grumbulluar pikën e pestë.