Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) qëndrojnë prapa hakimit të rrjeteve sociale dhe mediave qeveritare të Katarit e cila rezultoi me publikimin e citimeve të rreme në lidhje me Emirin e Katarit, e cila shkaktoi krizën diplomatike të Gjirit dhe izolimin e Katarit, shkruan gazeta amerikane ‘Washington Post’, duke cituar burime të zbulimit amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kriza në vendet e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin me akuzat për dyshime se mbështet terrorizmin, e cila u mohua nga autoritetet në Doha.
‘Washington Post’ thekson se emiri Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani është cituar rrejshëm gjoja lavdëron Hamasin dhe thotë se Irani është “forcë islamike”.
Mediat e Katarit u hakuan më 24 maj, ndërsa ‘Washington Post’ shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane zbuluan javën e kaluar se zyrtarë të lartë të Qeverisë së EBA-së një ditë parë kësaj kanë diskutuar për planifikimin e hakimit.
Pas kësaj, disa vende arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite ndaluan punën e mediave të Katarit, para se ata të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Dohan.
Abu Dhabi ka hedhur poshtë akuzat, kurse ambasadori i tyre në Uashington, i quajti të rreme akuzat e fundit të medias.
“Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kishin kurrfarë roli në hakimin e pretenduar të përshkruar në artikull”, thuhet në deklaratë.
Në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes vendeve të Gjirit është përfshirë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili javën e kaluar ka qëndruar në Arabinë Saudite. Me këtë rast ai theksoi nevojën për kompromis dhe tha se kjo krizë mund të destabilizojë përpjekjet në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.