Ballina Lajmet Kosovë Wallström: Pozita dhe opozita të dialogojnë për demarkacionin

Wallström: Pozita dhe opozita të dialogojnë për demarkacionin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media bashkë me ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom ka thënë se Kosova e ka përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave.

Hoxhaj më tej theksoi se Suedia në 20 vitet e fundit e ka mbështetur fuqishëm Kosovën.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme e Suedisë, Wallstrom theksoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin e Evropian.

“Ne besojmë që e ardhmja e Kosovës është në Evropë. Ne po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

“E di që është vështirë përmbushja e kritereve siç është shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit, por inkurajoj pozitën dhe opozitën për një dialog, sepse vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe miratimin e demarkacionit duhet përmbushur për të pasur Kosova liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Exit mobile version