Megjithëse zhvillon vetëm segmentin e vet elektrik, Volkswagen tashmë ka idenë se si duket modeli i tij i performancës EV.
Gjigandi gjerman ka punuar për segmentin EV për vite me radhë dhe shitja e modelit të parë të hatchback do të jetë më 2020, transmeton KosovaPress.
Megjithatë, në Wolfsburg tashmë kanë një plan për versionin R në këtë segment, i cili duhet të jetë i denjë për këto shenja.
Drejtori i departamentit të VW R, Jost Capito, thotë se zhvillimi i automjeteve elektrike me performancë të lartë është shumë dinamike, dhe se ndryshimet që ndodhin nga muaji në muaj, po e bëjnë më të vështirë për VW të finalizojë detajet për EV më të shpejtë.
Ai nuk ka zbuluar se çfarë modeli VW ka në plan të mbajë shenjën R, nëse hatchback ose crossover janë të lidhura me koncepti Crozz të I.D.
VW ka demonstruar tashmë fuqinë e makinës elektrike në automobilin I.D. R Pikes Peak që arriti një rekord disa javë më parë në shtegun e famshëm malor prej 20 km në Kolorado.
Ndërkohë, VW planifikon të nisë disa modele të reja të bazuara në R Crossovers T-Roc dhe Tiguain, por edhe Arteon.