Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me një muzikë dramatike e të ilustruar me tekst, që për ta është dëshmi e kërcënimeve që po i bëhen aktivistëve të këtij subjekti.
“Video që tregon kërcënimet e vazhdueshme me jetë ndaj Sekretarit Organizativ, Dardan Molliqaj, si dhe lëvizjet dhe përcjelljet nga personat që e sulmuan atë dhe aktivistin Agron Kabashi, më 22 mars 2017. Dardan Molliqaj mbrëmë u kërcënua seriozisht nga profili i njëjtë që ishte kërcënuar para sulmit ndaj tij, kurse para disa ditësh ishte kërcënuar me jetë edhe nga vëllau i Drejtorit të Operacioneve të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt”, thuhet në profilin e tyre në Facebook.